Haxhinasto hesht, gjyqtarja e Korçës: Grekët më kthyen dhe vajzën 3-muajshe

Naum Disho gjate procesit Boboshtica ne Gjykaten e Korçes (majtas) Ministri i jashtem Haxhinasto
Ministria e Jashtme refuzon çdo reagim ndaj incidentit në Kapshticë me gjyqtarët e Korçës.
Dade: Incident i rëndë, Ministria të kërkojë shpjegime.
Skandalit me gjyqtarët e Apelit dhe Faktit të Korçës i shtohet edhe heshtja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm shqiptar njëkohësisht dhe zv.kry-eministër, Edmond Haxhinasto, ndonëse ndodhet në Bruksel, nuk mundi të japë asnjë qëndrim rreth skandalit në doganën greke të Kapshticës, kur gjyqtarëve të procesit Boboshtica iu refuzua hyrja në zonën Shengen për shkak të detyrës. I kontaktuar në telefon, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Gazmend Turdiu, u shpreh se është njohur me ngjarjen vetëm përmes gazetës Panorama, por ende nuk ka një informacion në rrugë zyrtare për këtë çështje. Në pamundësi për të dhënë një qëndrim zyrtar të këtij institucioni, Turdiu na kujtoi që ti përmbahemi një komunikimi institucional përmes zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mundi të japë një reagim zyrtar për bllokimin e gjyqtarëve të Apelit të Korçës, gjyqtarë që emërohen dhe shkarkohen nga ky Këshill. Pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut dhe bllokimit të zgjedhjes së nënkryetarit të ri, askush nuk mund të komunikojë në këtë institucion në emër të nënkryetarit. Ndërkaq Partia Socialiste e cilëson ngjarjen në doganën e Kapshticës të rëndë, veçanërisht kur ajo ndodh për shkak të detyrës. Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Jashtëm, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade, i kërkoi dje Ministrisë së Jashtme të reagojë menjëherë për këtë ngjarje të rëndë për dinjitetin e shtetasit, por edhe zyrtarit shqiptar. E konsideroj një incident të

Arta Dade
rëndë jo vetëm për gjyqtarët, por për çdo shtetas shqiptar nëse nuk ka arsye që ka të bëjë me dokumentacionin e kërkuar në rastet kur shtetasit shqiptarë kërkojnë të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen. Padyshim që konsiderohet një incident dhe shteti shqiptar e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin e shtetasve të tij dhe, në këtë rast, i takon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime nga ana e përfaqësuesve të palës greke, në mënyrë që të shmangen incidente të këtij lloji, u shpreh Dade. Për ish-ministren e Jashtme, nëse refuzimi i hyrjes në zonën Shengen lidhet me vendimin gjyqësor ndaj kreut të OMONIA-s, kjo është e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Nëse vërtetohet se ata janë kthyer vetëm për shkak të vendimeve që kanë dhënë lidhur me procesin gjyqësor të varrezave greke në fshatin Boboshticë të Korçës, atëherë kjo është e papranueshme; Askush nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e shtetasve shqiptarë, aq më tepër të gjyqtarëve të cilët i njohin ligjet dhe rregullat më mirë se çdo shtetas tjetër dhe nuk mund të përballen veçse me një trajtim dinjitoz nga shteti i tyre, por dhe nga përfaqësuesit e shtetit grek në këtë rast. Prandaj, do të kërkoja dhe në cilësinë e nënkryetares së Komisionit të Jashtëm parlamentar që të jepen shpjegime nga ana e strukturave përkatëse të Ministrisë së Jashtme, në mënyrë që këto raste të mos përsëriten. Unë jam në pritje të prononcimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare për këtë incident, u shpreh Dade.
Turdiu: Nuk kemi informacion zyrtar
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Gazmend Turdiu, u shpreh dje se nuk ka mbërritur asnjë informacion zyrtar lidhur me refuzimin e hyrjes së gjyqtarëve të Apelit të Korçës në Greqi. Sipas tij, pa pasur një informacion në rrugë zyrtare, nuk mund të ketë asnjë reagim nga kjo Ministri. Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm rekomandoi komunikimin me zëdhënësen e Ministrisë.
KLD, pa nënkryetar, pa reagim
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucioni që emëron dhe shkarkon gjyqtarët, nuk pati asnjë reagim dje për incidentin me gjyqtarët e Apelit të Korçës në doganën e Kapshticës. Në mungesë të nënkryetarit të KLD-së, askush nuk mund të japë një qëndrim zyrtar të këtij institucioni deri në mbledhjen e anëtarëve të tij. Shtyrja e zgjedhjes së nënkryetarit ka paralizuar dhe anë të tjera të funksionimit të institucionit.
Refuzimi
Refuzimi i hyrjes në zonën Shengen të gjyqtarëve të Apelit të Korçës tregon se në listën e zezë të shtetit fqinj nuk janë vetëm shtetasit shqiptarë me origjinë çame. Precedentët e krijuar së fundmi në kufirin grek, duke bllokuar përfaqësuesit e Drejtësisë shqiptare, hedh dyshime për ekzistencën prej muajsh të një liste me emrat e tyre. Tri rastet e gjyqtareve e konfirmojnë këtë fakt. Vetë ato nuk kanë bërë deklarata publike, në pritje për ta zgjidhur në mënyrë institucionale këtë problem. Gazeta i siguroi në rrugë jozyrtare këto të dhëna, duke e cilësuar si akt të paprecedentë, sidomos në kushtet e dy shteteve demokratike.
Ambasada greke: Kompetencë e policisë kufitare

Ambasadori grek, Pazios
Ambasada greke në Tiranë nuk ka dhënë asnjë koment pas kthimit në kufi të gjyqtarëve të Apelit të rrethit Korçë, në doganën greke të Kapshticë. Burime zyrtare pranë kësaj ambasade, të pyetur nga Panorama thanë se nuk kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur në Kapshticë. Nuk kemi dijeni për atë që ka shkruar gazeta Panorama, nuk na ka ardhur asnjë informacion zyrtar për këtë. E kemi lexuar vetëm në gazetë, është shprehur një burim i ambasadës. Po të njëjtat burime pohuan se veprimet në doganë i përkasin policisë kufitare. Është kompetencë e policisë kufitare të Kapshticës menaxhimi i të gjitha rasteve me dokumentacionin e shtetasve shqiptarë që duan të udhëtojnë në hapësirën Shengen, pjesë e së cilës është edhe Greqia, u shpreh një burim nga Ambasada Greke në Tiranë. Tre gjyqtaret e Gjykatës së Faktit dhe Apelit në Korçë janë pjesë e trupës që gjykuan me një vit heqje lirie për shkak të dhunimit të varrezave të Boboshticës kreun e OMONIA-s në këtë qytet, Naum Disho.
ARISIR LUMEZI
Kufitarët shpallën rrezik për Greqinë vajzën 3-muajshe
Do e ndjek në rrugë ligjore. Shkak, dënimi i Dishos
Gjyqtarja Maho: Ndaluan kalimin në shtetin grek edhe të fëmijëve të mi me pasaportë amerikane
Kufitarët grekë cilësojnë rrezik për rendin kushtetues të Greqisë dhe një foshnjë tremuajshe. Dy vajzat e mitura të gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, Afërdita Maho, bashkë me nënën e tyre janë shpallur persona të padëshiruar për shtetin grek.
Vetë gjyqtarja e bën të ditur këtë fakt, sipas së cilës bllokimi iu bë të hënën nga punonjësit grekë të pikës kufitare në Kapshtic