Haxhinasto llogari ne Kuvend per emerimet nepotike

TIRAN - Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto do te raportoje sot ne Komisionin e Kuvendit per Politiken e Jashtme ne lidhje me punesimet nepotike ne diplomacine shqiptare. Gazeta Shekulli publikoi raste nga punesimi jashte cdo kriteri ligjor ne diplomaci duke shkelur ne menyre te hapur kriteret e percaktuara dhe Haxhinasto eshte therritur te jape llogari pikerisht per kete ceshtje.
Rreth 75 e zyrtareve te cilet jane emeruar pas vitit 2005 jane emeruar me Vendim te Keshillit te Ministrave ne kundershtim te plote me Rregulloren dhe me ligjin per Sherbimin e Jashtem. Nje pjese e tyre vazhdojne qe te mbajne te njejtin post edhe pas zevendesimeve qe kane ndodhur ne Ministrine e Jashtme. Ne listen e punesimeve nepotike ne diplomaci figurojne edhe emrat e vellait te kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe te dhendrit te saj Luiz Ejlli i cili eshte emeruar Sekretar i Pare ne Paris. Por me fat jane edhe ata aferm apo te njohur te tjere te politikaneve te djathte.
Me nje VKM ne shkelje te hapur te ligjit Bashkim Bekteshi eshte emeruar Konsull i Pergjithshem ne Bari e ky eshte daja i dhendrit te Sali Berishes. Nderkohe ne skene del serish Rrahman Selmanllari i cili eshte shoku i djalit te kryeministrit Berisha qe ka te punesuar ne Ministrine e Jashtme gruan e tij Suela Selmanllari. Nipi i tij Arsen Selmanllari ishte shoferi i Ambasades ne Rome dhe u arrestua per trafik droge - jane disa nga akuzat e bera ndaj MPJ-se. Mbledhjes se sotme i parapriu debati me dyer te mbyllura ne Komisionin per Politiken e Jashtem te zhvilluar dje.
Diskutimi kryesor ne mbledhjen e djeshme ishte fakti nese media duhet te merrte apo jo pjese ne seancen degjimore. Anetaret e djathte kerkuan qe mbledhja te zhvillohej e mbyllur per shkak te emrave te cilet do te permenden. Por nje gje e tille nuk eshte pranuar nga opozita e cila kerkoi transparence lidhur mbledhjen dhe raportimin e Ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto.
Ne fund anetaret rane dakord qe mbledhja te zhvillohet me dyer te hapura por nese do te kalohet me pas edhe ne raste konkrete mbledhja do te zhvillohet me dyer te mbyllura.