Fushata Arvizu shfaqet me Bashen dhe Berishen

TIRAN - Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka nisur zyrtarisht fushaten elektorale ku ai garon per kryetar te bashkise se kryeqytetit. Dje Basha eshte paraqitur se bashku me ambasadorin amerikan Aleksander Arvizu ne nje ceremoni rutine per 50 vjetorin e Korpusit te Paqes. Pas shfaqjes publike me Bashen Arvizu eshte shfaqur edhe nje here ne oret e pasdites kete here me kryeministrin Berisha. Ambasadori dhe Basha kane folur per zgjedhjet lokale dhe rendesine e tyre per Shqiperine.
Takimi me Bashen
Ambasadori amerikan ne Shqiperi Aleksander Arvizu vleresoi dje se zgjedhjet lokale jane te rendesishme per demokracine pasi politikat e qeverisjes lokale jane thelbesore ne funksionimin e demokracise. Koncepti i qeverisjes ne nivel lokal eshte prioritet per demokracine ne Shqiperi.
Gjithashtu rendesia qe ka procesi i decentralizimit dhe kjo eshte nje arsye pse zgjedhjet e 8 majit jane shume te rendesishme. Politikat e nivelit lokal jane thelbesisht te rendesishme per funksionimin e demokracise - tha Arvizu.
Krah per krah me Lulzim Bashen ai vuri theksin tek fakti qe lufta me e madhe do te behet per Bashkine e Tiranes pasi ajo eshte me e rendesishmja. Them se Tirana eshte gjithe debati sic perfshihet ne SHBA Uashingtoni e njejta ndodh edhe me Tiranen ne Shqiperi. Ministri Basha tani eshte pak me i zene me pune se zakonisht - tha Arvizu teksa tregoi qe kishte vene ne dore nje verore.
Nga ana e tij kandidati i PD-se per Tiranen Lulzim Basha falenderoi ambasadorin amerikan per qendrimet qe ka mbajtur se fundmi. Ambasadori brenda nje kohe shume te shkurter ka sjelle paqe dhe kthjelltesi ne Shqiperi - tha Basha.
Takimi me Berishen
Pak ore me pas ambasadori amerikan eshte shfaqur se bashku me kryeministrin Berisha kete here duke kremtuar 20 vjetorin e rivendosjes se marredhenieve Shqiperi-SHBA. Ndjehem krenar per marredheniet tona dhe i sigurt se vitet me te mira i kemi para nesh - tha Arvizu dhe me pas i kujtoi tragjedine e Gerdecit Te mbajme nje minute heshtje dhe te lutemi sot per 26 viktimat e tragjedise se Gerdecit dhe te shpresojme se do te shohim drejtesi.
Nga ana e tij Berisha e shfrytezoi kete dalje nen shoqerine e ambasadorit amerikan per te thene se zgjedhjet e 8 majit do te jene te standardeve europiane. Kete maj do te shkojme ne zgjedhje me nje nga infrastrukturat me moderne me lista elektronike me dokumente elektronike identifikimi me mjete numerimi elektronik dhe me kuader ligjor nderkombetar si dhe me angazhim te madh te OSBE-se dhe qeverive mike si dhe qeverise suaj per te bere me seriozitetin me te madh keto zgjedhje - tha kryeministri Berisha.