Ndryshimet ne Kod Gjata Modelet qe duhet te ndiqen

Në pritje të ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore, ekspertët e ligjit elektoral hedhin argumentet e para mbi të cilat do të diskutojnë katër negociatorët demokratë dhe socialist. Ish-kreu i KQZ, Çlirim Gjata thotë për AS se kodi aktual zgjedhor ka marrë vlerësime nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR dhe sipas tij, është e nevojshme të rregullohen vetëm boshllëqet brenda tij.
"Ky kod që kemi sot, që ka kaluar zgjedhjet 2009 dhe 2011, ka marr vlerësim qoftë nga OSBE ODIHR, qoftë nga Komisioni i Venecias si një kod që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëlloi që praktika solli boshllëqe në kod, të meta, apo probleme që duhen zgjidhur mund të ndërmerret një reformë zgjedhore. Cështja kryesore që ka sjellë problemet në procesin tonë zgjedhor është mungesa e vullnetit politik për të pranuar rezultatin, ashtu si ai është", thotë Clirim Gjata, ish kryetar i KQZ.
Ish-kreu i KQZ ka folur edhe për variantet sesi mund të funksionojë KQZ në zgjedhjet e vitit 2013. Por pavarësisht kësaj, Gjata nuk e shikon problemin tek gjetja e modeleve, por tek mungesa e vullnetit të partive.
"Ka shumë variante se si mund të ndërtohet. Mund të ndërhyjnë institucionet e tjera në ndërtimin e KQZ apo mund të drejtohet ana administrative nga Ministria e Brendshme dhe ta monitorojnë direkt gjykata, një gjykatë e zgjedhur, disa gjykata të zgjedhura vetëm për këtë cështje, apo sistemi gjyqësor në tërësi, sic është", vijon ai. Kërkesa për riformatimin e KQZ u bë publike në raportin e fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit. Demokratët dhe socialistët kanë ngritur një grup për të përcaktuar modalitetet për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e martë , 27 shtator 2011 )