Vendimi për pagat, MF sqaron skemën dhe kush rritet më shumë

Diferenca mes rrogave të qytetarëve dhe pushtetarëve është zvogëluar vitet e fundit. Zwvendwsministri i Financave Nezir Haldeda në një prononcim për mediat ka deklaruar se ky hendek është bërë më i ngushtë falë vendimeve të përvitshme që Qeveria ka marrë për rritjen e pagave të punonjësve.
Sipas Haldedës me rritjet e fundit pagat e arsimtareve dhe mjekëve janë dyfishuar, duke siguruar mirëqënien e tyre, si dhe çdo punonjësi tjetërqë ka përfituar nga rritja e pagave. Numri dy i financave e shpjegon rritjen e pagave dhe të pensioneve me stabilitetin makroekonomik të vendit, pavarësisht se rajoni është i përfshirë prej krizës ekonomike.