E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish tender për teknologjinë 3G

Në fakt, janë vetëm dy kompani telefonike celulare që janë në garë për këtë tender që pritet të zhvillohet më 10 tetor.  AKEP ka shpallur nisjen e procedurave për dhënien e dy licencave të tjera për teknologjinë 3G.

Në tenderin e tretë, zhvilluar në muajin Shkurt, kompania "Eagle Mobile" ofroi 3.55 milionë euro, ndërsa "Plus Communication" ofroi 2.2 milionë euro.

Të dyja shumat ishin shumë larg shumës dysheme të vendosur nga AKEP prej 12 milion eurosh. Tenderi dështoi në atë kohë, ndërsa Autoriteti i Komunikimeve Elektronike shpreson që në tenderin e radhës dy kompanitë të japin oferta më të larta. Brezi 3G mundëson transmetimin e të dhënave me shpejtësi shumë më të lartë krahasuar me brezin GSM. /Start/

                                                                                             2012-08-31 11:43
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›