Gazsjellesi i Detit te Veriut - shume politike per nje projekt komercial

Energjia dhe poliika jane te nderthurrura sot ngushte me njera tjetren. Shpesh eshte e veshtire te kuptosh se cilat jane motivet qe vendosin ne rastin e njerit apo tjetrit investim komerciale apo gjeostrategjike. Gazsjellesi i Detit te Veriut eshte nje shembull i mire per kete.Ky nuk eshte projekt politik por komercial i cili megjithate politizohet shume.Keshtu shprehet eksperti per Rusine Alexander Rahr nga Qendra Berthold Beitz e Shoqates Gjermane per Politiken e Jashtme ne Berlin.
Une do te thosha qe projekti eshte te dyja eshte me kuptim si ne pikepamje ekonomike ashtu edhe politike mendon eksperti i energjise i Deutsche Bank Research ne Frankfurt mbi Main Josef Auer.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazsjellesi i Detit te Veriut
Konstantin Simonow drejtues i fondacionit rus per siguri nacionale eshte i bindur se politiken dhe ekonomine nuk mund ti ndash nga njera -tjetra aq me teper kur behet fjale per ceshtje energjitike. Ka padyshim projekte qe nuk kane kuptim ne pikepame ekonomike thote Simonov. Por ne rastin e gazsjellesit te Detit te Veriut behet fjale vertet per ceshtje ekonomike.
Por kritiket thone se ne kete rast behet fjale po kaq shume per politike. Vendosja e nje tubacioni ne tabanin e detit eshte shume me e kushtueshme se sa kalimi i tij mbi toke. Kursimet nga taksat e kalimit tranzit e nxjerrin veten vetem pas shume vitesh. Prandaj shpenzimet e larta te investimit justifikohen edhe me shkaqe politike.
Sot gazsjellesi i Detit te Veriut eshte pranuar
Kritike per projektin ushtruan ne fillim vecanerisht vendet fqinje me Detin e Verit. Keshtu Varshava shprehu dyshimin se Rusia dhe Gjermania jane lidhur ne aleance kunder Polonise. Stokholmi shprehu friken se nje platforme detare ne afersi te kufirit suedez - e menduar zyrtarisht per mbajtjen ne pune te tubacionit te gazit - do ti sherbente ne te vertete spiunazhit dhe madje operacioneve ushtarake. Edhe politikane gjermane shprehen drojen se gazsjellesi mund ta shtonte ne ate mase varesine nga gazi rus sa Moska te diktonte cmimet dhe te bente shantazh ndaj Berlinit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gerhard Schrder ish-kancelari kontribuoi per suksesin e projektit
Por e gjithe kjo i perket se kaluares platforma e diskutueshme detare nuk u ndertua. Shumica e skeptikeve polake gjermane skandinave dhe balltike ndryshuan mendje ose te pakten u qetesuan.
Qe gazsjellesi i Veriut u realizua dhe qe per te e dhane miratimin te gjitha vendet e Detit te Veriut kjo eshte se fundi nje merite e ish-kancelarit Gerhard Schrder mendon eksperti i Rusise Rahr.
Une mendoj qe suksesi me i madh i tij eshte renia dakord me Suedine dhe Danimarken
Gazsjellesi i Detit te Veriut ka kohe qe eshte kthyer ne infrastrukture evropiane. Sot gazsjellesi i Detit te Veriut pranohet.
Keshtu shprehet Komisari i BE per Energjine Gnther Oettinger. Meqenese BE e shpalli ne vitin 2006 gazsjellesin e Detit te Veriut nje projekt me interes panevropian ai e beri ate edhe per investuesit terheqes.
Projekt evropian apo euro-rus
Strategjia e nderkombetarizimit te projektit e dakorduar me partneret gjermane eshte arritja me e rendesishme politike beson eksperti rus per energjine Simonov.
Gazsjellesi i Detit te Veriut nuk eshte nje projekt rus as ruso-gjerman sic u duk ne fillim. Pas angazhimit te sipermarrjeve nga Hollanda dhe Franca ai eshte nje projekt evropian thekson eksperti nga Moska.
Autor Andrej Gurkov / Auron Dodi
Redaktoi Esat Ahmeti