E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshje vetem ne leter Dialogu Kosove-Serbi

20 Nentori eshte caktuar data e fillimit te zbatimit te njeres nga marreveshjet e arritura ndermjet Kosoves dhe Serbise ne kuader te dialogut teknik. Marreveshja per kthimin e dokumentacionit kadastral te Kosoves dokumente te cilat gjenden ne arkivat e Serbise. Kthimi i ketij dokumentacioni do te lehtesoje administrimin e tokave do te krijoje mundesi per planifikim zvogelim konfliktesh dhe debatesh ndermjet pronareve dhe shfrytezuesve te tyre thone zyrtare te Qeverise se Kosoves. Sipas tyre mungesa e ketyre dokumenteve ka shkaktuar probleme te medha.

Kosova akuzon Serbine per moszbatim te marreveshjeve

Ne nje takim te grupeve te eksperteve te Kosoves dhe Serbise te mbajtur ne fund te tetorit ishte rene dakord qe edhe marreveshja per levizjen e lire te njerezve te filloje se zbatuari me 1. Nentor por kjo nuk ndodhi. Ne proceduren e kalimit ishte parapare qe pas kontrollimit te leternjoftimeve qytetaret te marrin nje formular ku fusin te dhenat e tyre personale dhe formulari do te vulosej ne pikat kufitare. Perfaqesuesit e pales kosovare fajin e hedhin te pala serbe e cila sipas tyre vazhdimisht po shkel marreveshjet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edita Tahiri

Edita Tahiri kryesuesja e delegacionit te Kosoves ne biseda me Serbine shprehet se fronti i angazhimeve eshte ndermjet Bashkimit Evropian dhe Serbise. Ajo permend angazhimin e ndermjetesit Robert Kuper qe Serbia te zbatoje te gjitha zotimet per marreveshjet e arritura si dhe te kthehet ne dialogun teknik pa kushte. Ne tashme e kemi pare qe edhe Komisioni Evropian e ka kushtezuar statusin e kandidatit te Serbise me permiresimin e marredhenieve me Kosoven ne kete kuader jane edhe kushtezimet lidhur me dialogun teknik perkatesisht kerkohet nga Serbia qe te kthehet pa kushte ne tavolinen e bisedave dhe te shperbeje strukturat paralele serbe ne veri thote Edita Tahiri.

Serbia ka nevoje per kohe

Nderkohe autoritetet serbe vazhdojne te zotohen se do ti zbatojne marreveshjet e arritura me palen kosovare mirepo nuk jane ne gjendje te japin data te sakta se kur do te fillojne ato se zbatuari. Udheheqesi i delegacionit serb ne bisedime me Kosoven Borisllav Stefanoviq tha per mediet lokale serbe se qeveria e Serbise ka nevoje te ndryshoje disa ligje ne menyre qe te mundesohet zbatimi i marreveshjeve me Kosoven.

Une nuk i pranoj kritikat e Prishtines ato nuk qendrojne. Aktualisht po zbatohet marreveshja per vulat doganore dhe dokumentet percjellese doganore. Do te zbatohet se shpejti edhe marreveshja ne lidhje me librat e amzes dhe dokumentet e kadastrave. Qeveria e Serbise ka marre disa vendime dhe do te marre edhe vendime tjera qe do te operacionalizojne marreveshjet duke perfshire edhe lirine e levizjes. Pra ketu behet fjale per ndryshimet ne ligje ne raste konkrete dhe asgje me teper sesa kjo thote Borisllav Stefanoviq.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borislav Stefanovic

Cilat jane marreveshjet e arritura

Kosova ka nisur dialogun per ceshtje teknike me Serbine ne muajin mars te ketij viti. Qe nga ajo kohe nen ndermjetesimin e BE-se jane arritur pese marreveshje por zbatimi i tyre ka shenuar ngecje. shte arritur marreveshja per qarkullimin e lire te mallrave njerezve telekomunikacionin dokumentet kadastrale dhe librat amze. E vetmja marreveshje e cila deri ne nje mase po zbatohet ne praktike eshte ajo e qarkullimit tregtar ndermjet Kosoves dhe Serbise. Sidoqofte tash per tash akoma nuk eshte e qarte nese dialogu teknik Kosove-Serbi do te nise serish. Kryesuesja e delegacionit te Kosoves Edita Tahiri thote se pala kosovare ulet serish ne tavolinen e bisedave mirepo pa kushte dhe pasi pala serbe te zbatoje marreveshjet e arritura.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›