E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte e re ne Lindjen e Mesme Pas publikimit te raportit te IAEA-s

Ky eshte raporti me i plote deri tani per Iranin i Agjensise Nderkombetare per Energjine Berthamore IAEA i cili u be publik diten e marte 08.11.2011 Ne menyre te perpikte autoriteti ne Vjene rendit detaje te reja per armet berthamore te Iranit. Vendi ka punuar deri vitin e kaluar ne drejtim te prodhimit te nje bombe atomike. Por kerkimet perkatese mund te zgjasin thuhet me tej ne raportin 25 faqesh.

Izraeli jep alarmin

Udheheqesja e opozites izraelite Zipi Livni u shpreh e alarmuar. Tani ku e verteta u zbulua para syve te botes Izraeli duhet te mobilizoje boten e lire qe te ndaloje Iranin. Ne mediet izraelite ishte spekulluar se per nje sulm te mundshem ushtarak kunder impianteve atomike iraniane duhet te kishte prova te reja per nje program atomik te tille. Presidenti i Izraelit Shimon Peres kishte bere te qarte ne fundjave se nje sulm i Izraelit dhe vendeve te tjera ndaj impianteve atomike iraniane po behet gjithmone e me i mundshem.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak

Por ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak u perpoq te marten ti largonte shqetesimet per rrezikun e nje lufte te afert me Iranin. Nje lufte nuk eshte piknik dhe ne nuk duam lufte tha Barak per radion izraelite. Izraeli nuk eshte ende i vendosur per nje nderhyrje ushtarake. Sipas medieve Britania e Madhe kishte sinjalizuar gatishmerine e saj per te mbeshtetur nje sulm ushtarak te SHBA-se. Por nje lufte ndaj Iranit do te kishte pasoja te pallogaritshme paralajmeruan menjehere Franca Rusia dhe Gjermania.

Irani parapergatit testet atomike

Autoritetet paraqesin ne raport prova qe Irani ka punuar per zhvillimin e nje arme nukleare dhe tashme ka ndermarre testime te komponenteve individuale per nje koke shperthyese te raketes atomike. Lidhur me kete ka deshmi per pergatitjen e nje testi atomik te cilen Irani po provon ta beje ne netoke.

Ne raportet e meparshme autoriteti ne Vjene kishte raportuar tashme per perpjekjet e Iranit per prodhimin e uranit dhe plutonit. Ne raportin e fundit ata koncentrohen ne perpjekjet e dyshuara per te mbushur me material radioaktiv kokat shperthyese nukleare dhe per te arritur ndertimin e raketes.

Bildunterschrift IAEA ne Vjene

IAEA bazohet ne burime te ndryshme

Vazhdimisht agjencia ne Vjene IAEA thekson se te dhenat e saj ajo i ka bazuar ne burime te shumta. Informacionet qe formojne bazen e shqetesimeve dhe analizen e autoritetit do te vleresohen si te besueshme nga IAEA ja. Ato vijne nga burime te pavarura dhe te shumellojshme para se gjithash nga pamjet satelitore dhe nga informacionet e dhena nga vete Irani.

Informacionet flasin se Irani ka punuar per zhvillimin e nje koke shperthyese te raketave atomike shkruan shefi i IAEA-se Yukiya Amano. Raporti numeron ne hollesi nje sere eksperimentesh nukleare.

Rusia eshte gjithmone per zgjidhje diplomatike

Rusia qe eshte me pak kritike ndaj Iranit dhe qe vendit i ka derguar centralin e tij te pare atomik edhe me tej eshte per nje rruge diplomatike. Rusia eshte thellesisht e zhgenjyer dhe e befasuar nga raporti thuhet ne Ministrine e Jashtme ne Moske. Nga publikimi mund te ulen shanset per rifillimin e bisedimeve mes fuqive boterore dhe Iranit.

Po ashtu perpjekjet diplomatike lidhur me konfliktin per programin atomik iranian deri tani kishin vene ne levizje vetem pak presionin per ashpersimin e sanksioneve. Per shkak te anetaresimit te tij ne IAEA dhe te nenshkrimit te Marreveshjes per ndalimin e prodhimit te armeve berthamore ne 1979 Irani eshte i detyruar qe te paraqese hapur programin e tij nuklear tek IAEA.

Bildunterschrift Mahmud Ahmadinexhad viziton repartet ne Natan ku pasurohet uraniumi

Irani vazhdon ti mohoje te gjitha

Megjithate Irani pas publikimit te raportit te IAEA-se theksoi perseri se nuk ka asnje program sekret te armeve atomike. Teherani do te vazhdoje kursin e tij tha presidenti Mahmud Ahmadinexhad. Ai paralajmeroi ne te njejten kohe Izraelin dhe SHBA -ne per pasoja te renda ne rastin e nje sulmi ndaj Iranit.

SHBA dhe aleatet e saj pas paraqitjes se raportit mund te kercenojne me sanksione te ashpra kunder Iranit eksportuesi i peste me i madh ne bote i naftes.

Autorin dpa afp rtr Mimoza Kelmendi
Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›