Haxhinasto në Budva në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut
BUDVA- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë sot në takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut (A 5), që zhvillohet në Budva, të Malit të Zi.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se, në këtë takim janë ftuar të marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut (A5), përfaqësuesi i SHBA-së, përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, si edhe Ministri i Jashtëm slloven.
Për herë të parë do të marrë pjesë në këtë format edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, A.F. Rasmussen.
Çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë takim janë integrimi Euro-Atlantik i Evropës Juglindore si edhe kontributi i vendeve të A5 në operacionin e NATO-s në Afganistan.
Në përfundim të takimit, vendet anëtare të Kartës së Adriatikut do të miratojnë një Deklaratë të Përbashkët, me anë të së cilës do të përshëndesin progresin e bërë nga vendet aspirante në rrugën e tyre drejt integrimit, si dhe do të vlerësojnë rolin e rëndësishëm që Karta e Adriatikut vazhdon të luajë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, duke u angazhuar në të njëjtën kohë që vendet të punojnë së bashku për integrimin Euro-Atlantik të gjithë vendeve të Evropës Juglindore.
Gjithashtu kryediplomati shqiptar, do të marrë pjesë edhe në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), që mbahet po sot në Budva të Malit të Zi.
Në këtë takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të të gjithë vendeve anëtare, si dhe të ftuar në nivele të larta nga Persidenca e BE-së, Komisioni Europian, Këshilli i Europës, si dhe organizata e institucione të tjera aktive në Rajon.
Ndërsa më datë 30 qershor, zv.kryeministri Haxhinasto do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, në përbërje të delegacionit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga Presidenti, Bamir Topi.
(s.g/atsh/BalkanWeb)