Vlorë, pëson infark, vdes turisti italin
Një turist italian ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës si pasojë e një infarkti.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel të këtij qyteti ku 70-vjeçari Carlo Capeli ka pësuar goditje në zemër dhe është dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
Sipas policisë 70-vjeçari ka qënë për pushime në Vlorë së bashku me bashkëshorten tij shtetasen italane, Ornela Xufi 69 vjeç.
Nga ekspertiza mjekoligjore ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur asnjë shenjë dhune dhe mendohet se vdekja ka ardhur nga infrakti kardiak.