E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, tenton të vetëhelmohet me fostoksinë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke pirë një sasi fostoksine.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Adriatikut në Kurbin ku 27-vjeçari Agustin Ndreu ka tentuar t`i japë fund jetës duke konsumuar një sasi fostoksine.
 

Menjëherë ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtarak në kryeqytet dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Dyshohet se shkak për ngjarjen është depresioni por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›