Tiranë, identifikohet autori i vrasjes tek zona e ish-bllokut

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së 32-vjeçarit Nadien Zenelaj i cili u qëllua disa ditë më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se është shoqëruar autori i cili dyshohet të ketë vrarë 32-vjeçarin por nuk jepen të dhëna për identitetin e tij.
Atentati me armë zjarri, ka ndodhur mbrëmjen e 13 qershorit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. 32-vjeçari Nadien Zenelaj ndodhej në një lokal me dy persona të tjerë në momentin kur u qëllua për vdekje me armë ndërsa u plagosën edhe dy shtetasit Bledar Miho dhe Taf Mandri të cilët ishin të pranishëm në lokal.
Sipas burimeve nga policia po hetohet në lidhje me një konflikt të mundshëm që viktima mund të ketë pasur për çështje biznesi.