E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 35-vjeçares në Pogradec, arrestohet autori

Policia e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së 35-vjeçares Mirela Spahiu.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Halim Hykellari i cili dyshohet se ka dhunuar dhe më pas ka mbytur 35-vjeçaren në dhomën e një hoteli.
 

35-vjeçarja Mirela Spahiu, nënë e dy fëmijëve u gjet e masakruar mëngjesin e sotëm në një hotel në qytetin e Pogradecit.
 

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por policia është duke marrë në pyetje të arrestuarin për të zbardhur ngjarjen.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›