Replika, Berisha nga Porto Romano, Rama nga Twitter-i

Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë investim si një hap shumë të rëndësishëm drejt shndërrimit të Shqipërisë në një përdorues të karburanteve me origjinë bimore.
“Së shpejti, Shqipëria do të jetë një eksportues biodieseli në Itali dhe në Evropë. Ky investim, në serinë e investimeve të tjera të huaja, dëshmon suksesin e përpjekjes sonë për të shndërruar Shqipërinë në vendin më miqësor dhe më tërheqës për investimet e huaja”, u shpreh Kryeministri. Më tej, Kryeministri theksoi se “për qeverinë, mjedisi dhe ruajtja e tij përbën një përparësi madhore”.
Ai nuk la pa ironizuar edhe Aleancën Kuqezi, që siç e quan aleanca e plehut. “Sikundër, më duhet t’u them antiglobalistëve se nuk keni të ardhme. Aleanca juaj e fundit, të cilën qytetarët rëndomë po e cilësojnë si aleanca e plehut është aleancë e dëshpëruar, e pashpresë. Ju nuk promovoni aspak, pavarësisht nga pozicionet në të cilat ndodheni, mjedisin e shëndetshëm. S’bëni gjë tjetër vetëm kërkoni të rrëmoni vota në plehra dhe ato nuk do t’i gjeni ndonjëherë, sepse ne do të bëjmë gjithçka që ky vend të jetë çdo ditë e më i pastër, që ajri, toka, uji i këtij vendi të jenë gjithnjë e më të shëndetshëm”, tha Berisha.
Kreu socialist, Edi Rama, ka reaguar në Twitter për këto deklarata. “Të pasurit do shpëtojnë nga gjobat, mjedisi nga plehrat dhe Shqipëria nga kënga e gjelit majë plehut”, shkruan Rama.
Ndryshe, impiant i përuruar sot, është një sipërmarrje e përbashkët e dy kompanive prestigjioze në fushën e hidrokarbureve “Kastrati SH.A” dhe “B.P.P. S.p.A”, me një investim fillestar prej 5 milionë euro. Impianti do të ketë një kapacitet prodhues prej 100.000 ton në vit dhe mundëson punësimin e rreth 120 punëtorëve. /S.Ll/Start/
2011-11-18 15:31