Speciale/ Tensioni para vizitës së David Kameron në Berlin

Fjalia ishte një dhuratë për euroskeptikët britanikë. “Papritur Evropa po flet gjermanisht”, tha Volker Kauder në kongresin e CDU-së në Laipzig. Shtypi britanik kërceu menjëherë të mërkurën, duke e parë atë si një konfirmim të paragjykimeve të vjetra lidhur etjen e Gjermanisë për pushtet.
“Evropa flet gjermanisht tani!” ishte titulli kryesor i tabloidit britanik “Daily Mail”, i mbushur me thirrje të trasha. “Pretendim kontraversial nga aleati i Merkelit se Vendet e Bashkimit Evropian ndjekin udhëheqjen e Berlinit - - edhe Britania duhet të vihet në vijë”, vijonte artikulli me zemërim. Euroskeptikët argumentuan menjëherë se Britania duhet të përfitojë nga kriza në eurozonë për të “çliruar” veten nga Bashkimi Evropian.
Diskutimi mbi pretendimin e Kauderit është treguesi i fundit i një përçarjeje në rritje mes Berlinit dhe Londrës. Në anën Britanike, për t’i shtuar benzinë zjarrit do të mendonte Sekretari i Biznesit, Vince Cabl, i cili tha se taksa për transaksionet, e propozuar nga Gjermania, është “absolutisht e pajustifikueshme”. Ndërkohë që Kauderi e kishte kritikuar kundërshtimin britanik për taksën si “të papërgjegjshëm”.
Më shumë apo më pak Evropë?
Gjerat nuk po shkojnë “vaj” mes Berlinit dhe Londrës. Dhe për më tepër, kjo nuk është koha ideale për konflikt. Të premten, Kameron takohet me Merkelin në Berlin. Evropa është në mesin e një krize historike, ata do të kenë shumë për të diskutuar.
Të hënën, të dy liderët mbajtën fjalime në lidhje me Evropën e së ardhmes: mesazhet e tyre nuk mund të ishin më shumë se kaq të ndryshme. “Merkeli: Më shumë Evropë, Kameron: Më pak Evropë”, ishte titulli me të cilin i përmblodhi fjalimet zëvendës/redaktori i “Daily Telegraph”, Benedict Brogan.
Merkeli duke folur në kongresin e partisë së saj në Leipzig bëri thirrje që integrimi në Bashkimin Evropian të thellohet hap pas hapi. Ndërkohë që Kameron tha në Londër se do të përdorte krizën për t’i hequr disa kompetenca Brukselit. Me këtë, ai po u bënte jehonë kërkesave kryesore të euroskeptikëve në partinë e tij (konservatore).
Merekelit i duhet Kameroni
Në samitin e fundit të BE-së, Sarkozi me sinqeritet tha se “ishte lodhur nga Kameron dhe nga udhëzimet e tij se çfarë duhet bërë” dhe se kryeministri britanik “kishte humbur një mundësi të mirë për ta mbyllur gojën”.
Por, kancelarja Merkel me shumë mundësi do të jetë pak më diplomatike të premten. Ajo e di mirë se do të ketë nevojë për Kameronin nëse do të ketë mundësi të shtyjë para një amendament për Traktatin e Lisbonës, duke qenë se ndryshimet duhet të miratohen unanimisht nga 27-vendet e Bashkimit Evropian. Të enjten, ajo i dërgoi një sinjal të mirë Kameronit duke thënë se “ne duam një Evropë me Britaninë e Madhe”. Çështja e integrimit të mëtejshëm evropian duhet të trajtohet me ndjeshmëri të madhe politike, tha ajo.
Pyetja që shtrohet është nëse Merkeli do të bëjë lëshime ndaj Kameronit të premten (sot), p.sh duke braktisur përpjekjet e saj për të futur një taksë për transaksionet financiare. Gjithsesi, Berlini është i prirur të japë një imazh uniteti të premten, shkruan “Spiegel Online”.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-11-18 11:27