Haxhinasto ne Rome Italia vlereson progresin ne procesin e integrimit

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, zhvilloi sot një vizitë pune në Romë gjatë së cilës u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italise, z. Guilio Terzi. Në takim u diskutua mbi forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si dhe bashkëpunimin rajonal e zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Terzi u shpreh se Italia vlerëson pozitivisht progresin e arritur në procesin e integrimit evropian nga Shqipëria. Ai shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Italisë dhe mbështetjen e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Haxhinasto, siguroi homologun se Italia mbetet një partner strategjik i rëndësishëm për Shqipërinë dhe vlerësoi mbështetjen, asistencën dhe kontributin e Italisë në Shqipëri, duke iu referuar Cooperacione Italian, apo investimeve private italiane.