Komisioni i Reformes Zgjedhore vendos numerimin elektronik te votave
Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin për numërim elektronik të fletëve të votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore, është rëndë dakord në në Kodin Zgjedhor të përfshihen nene të posaçme, të cilat do evidentojnë procedurat që do të ndiqen për aplikimin e numërimit elektronik të votave.
Kështu, propozohet që në Kodin Zgjedhor të përfshihet një nen, sipas të cilit “numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit, për të gjitha llojet e votimit, si rregull bëhet nëpërmjet Sistemit Elektronik të Numërimit”.
Por, përdorimi i Sistemit Elektronik të Numërimit para se të përdoret, do të miratohet nga KQZ dhe ky vendim duhet të jetë konsensual pasi kërkon votë të cilësuar. Ky vendim duhet të miratohet jo më vonë se 6 muaj përpara datës së parë të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve dhe në rastin e zgjedhjeve të parakohshme ky vendim merret jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së dekretit për caktim e këtyre zgjedhjeve.
Procesi i numërimit elektronik, vlerësohet pozitivisht nga palët. Qëllimi kryesor është leximi i shpejt i votave, në mënyrë që të evitohet tejzgjatja e kohës së numërimit, e cila vinte si pasojë e bllokimit të këtij procesi nga komisionerë të subjekteve politike.
Komisionerët kanë rëndë dakord gjithashtu edhe për reduktimin e qendrave të votimit. Sipas amendamenteve, një qendër votimi nuk do të ngrihet më kur numri minimal i zgjedhësve është 150, por 200. Në bazë të këtij propozimi, pritet që numri i qendrave të votimit, në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 të jetë shumë më i vogël.