E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet amerikane ne Shqiperi

Burimet natyrore dhe investimet e huaja në vendin tonë ishin temë e bisedës mes kryetari të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta  dhe senatorit amerikan, Bob Corker, anëtar i Komisionit të Jashtëm në senat. Kështu, gjatë vizitës së tij në SHBA, Meta takoi sot në Senatin Amerikan, Corker, ku biseduan rreth investimeve amerikane në Shqipëri, kryesisht tek burimet natyrore në shtetin tonë. Meta dhe Corker kanë ndarë qëndrimet e njëjta se duhen intensifikuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Meta siguroi Corker se Shqipëria është një vend i sigurt për investimet amerikane në Shqipëri. Njëkohësisht bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se statusi kandidat do të inkurajonte investimet e huaja në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›