E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në Sllovaki, për Forumin Global të Sigurisë

TIRANE- Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë nesër në Forumin Global Security (Globsec), mbi sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë globale, që do të zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se Forumi Globsec organizohet nga Komisioni Sllovak i Atlantikut, në bashkëpunim me Ministritë e Punëve të Jashtme të Republikës Sllovake dhe Republikës Çeke, Fondin Ndërkombëtar të Vishegradit, Këshillin e Atlantikut të SHBA, Fondacionin 'Konrad Adenaur'.

Në këtë Forum do të marrin pjesë kryetarë të shteteve dhe qeverive, ministra të Punëve të Jashtme, të Mbrojtjes, Sekretarë Shtetesh për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, etj.

Ministri Haxhinasto do të mbajë një fjalë në sesionin me temë: "Ballkani dhe BE-realitete të reja".
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›