E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet i kërkuari ndërkombëtar

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale si "Pengmarrje", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Armëmbajtje pa leje".
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Sipërmarrësi” u arrestua 38-vjeçari Ilir Hodaj, banues në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë.
 

38-vjeçari është shpallur në kërkim në Interpol Roma pasi Gjykata Penale e Firencës e ka dënuar në vitin 2010 me 4 vjet e 6 muaj e 6 ditë burg për këto vepra penale.
 

Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë pasi ky shtetas pritet ti nënshtrohet procedurave ligjore të ekstradimit për në Itali.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›