Totozani-Burgajt: Policia të respektojë të drejtat e njeriut
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, priti sot në një takim Avokatin e Popullit Igli Totozani, për respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e policisë. Burgaj, duke e cilësuar këtë takim si mjaft të rëndësishëm dhe konstruktiv në lidhje me respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, u shpreh se “Qëllimi i takimit është i përbashkët, është zbatimi i ligjit, dhe nëse ne zbatojmë ligjin me përpikmëri do të thotë që kemi zbatuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Përveç kësaj, kemi propozuar që së bashku të ngremë grupe pune të përbashkëta permanente që do të vëzhgojnë, do të hetojnë çdo rast dhe sigurisht kjo tregon për transparencën e Policisë së Shtetit ndaj institucionit të pavarur të Avokatit të Popullit.”, theksoi z. Burgaj.
Më tej, duke e falënderuar Avokatin e Popullit për interesin e shprehur, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e garantoi atë se Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë e gatshme për bashkëpunim.
Ndërsa Avokati i Popullit, gjatë prononcimit të tij u shpreh se “Institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion monitorues, i cili, sikurse monitoron zbatimin e të drejtave të njeriut nga të gjitha organet e tjera shtetërore, në mënyrë të veçantë ne kujdesemi që Policia e Shtetit, si mbrojtëse e vetme e sigurisë së qytetarëve në këtë vend, në punën e saj të udhëhiqet gjithmonë nga ligji, siç e tha edhe z. Burgaj, dhe nga respektimi i të drejtave të njeriut. Do të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, në mënyrë që edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit të zbatohen, por edhe Policia e Shtetit të jetë vërtetë në lartësinë e duhur në respektimin e ligjit.”
Ndër të tjera, Totozani falenderoi Policinë e Shtetit, nën drejtimin e z. Burgaj, në lidhje me disa përparime që ai i konsideroi mjaft sinjifikative, në hapjen e Policisë së Shtetit dhe komisariateve në vend, ndaj monitorimit nga shoqëria civile.
(ma.ar/BalkanWeb)