Privatizimi i Albpetrol, Berisha: Godet korrupsionin, opozita kundër pa arsye
Kryeministri Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë deklaroi se qeveria do të vijojë me privatizimin e plotë të Albpetrol, i cili sipas tij do të rrisë eficensën e përdorimit të burimeve energjitike dhe do i jape fund problemeve të hidrokarbureve.
"Me privatizimin e Alpetrol qeveria shqiptare synon të valorizojë apo të rrisë eficencën në maksimum të përdorimit të burimeve energjitike. E vëreta është se zhvillimet e 5-6 vjetëve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakueshëm në këtë fushë dhe se ajo sipas studimeve dhe kërkimeve Universale disponon fushën e naftës më të madhe në Europë që është fusha e Patoz-Marinzës. Kjo fushë ku operon Bankers Petrolium përllogarit të ketë 6 miliardë fuqi naftë bruto që me metoda parësore ose dytësore nxjerr deri në 50 milionë ton. Të dhëna optomiste ekzistojnë në zonat e tjera në Delvinë në Jon, Adritatik, Rrësë Spiragut, por ka interes dhe për alpet dhe zonën e veriut. Marrëveshje e rëndësishme që i jepet përgjigja më e mirë problemeve të hidrokarbureve”,- deklaroi Berisha.
Kreu i ekzekutivit tha se opozita pr/ligjin pa asnjë argument në Parlament, ndërkohë theksoi se privatizimi do të luftojë korrupsionin.
“Opozita kundërshtoi ligjin pa asnjë argument në Parlament. Nuk duan t’ia dinë marrëveshjeve që kanë firmosuar, por votojnë kundra marrëveshjeve që i kanë firmosur vetë. Por, kjo nuk ndalon qeverinë të procedojë me privatizimin e plotë dhe të rrisë eficencën e administrimit të tyre. Privatizimi rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin. Ku ju deklarova në Parlament se i keni rrëzuar trenat me naftë u struk zotëria që bën zëdhënësin e kryetarit, po e din gjithë Mallakastra. Jo skam qenë trenist tha, por treni u rrëzua, mediat e kanë dhënë. E dhashë shembullin për të treguar sa i madh është presioni i naftës mbi ta”,- theksoi Berisha.
“Qëllimi kryesor energjia e rinovueshme. Të kthejmë në burim energjie, burimet ujore që kemi”,- theksoi Berisha.
BERISHA: MIRATOJMË PROJEKTIN E BYPASS-IT TË FIERIT
Kryeministri Berisha njoftoi miratimin e marrëveshjes financiare me Bankën Europiane për projektin e Bypass-it të Fierit, i cili sipas tij do të përmbyllë tërësisht autostradën Vlorë-Tiranë.
“Ky projekt i rëndësishëm mbyll tërësisht autostradën Vlorë-Tiranë. Ka pasur një shtytje në kohë, për faktin se projekti i parë kalonte mbi një zonë me të cilën studimet zanore, ekografike, ekologjike dëshmuan se ka gjetje arkiologjike. Miratojmë marrëveshjen e re dhe do bëjmë gjithcka. Kjo është një autostradë e rëndësishme, për peshën që ka Vlora, por edhe për një projekt rajonal që e quajmë autostrada Adriatike-Joniane. Edhe dje në konferencën për Ballkanin Perëndimor miq të Shqipërisë dhe rajonit e shtruan domosdoshmërinë e shtruarjes së kësaj autostrade, përfundimi i segmentit të saj gjer në Vlorë është përfundim kryesor”,- deklaroi Berisha.
Berisha nënvizoi edhe rëndësinë që ka Bypass i Vlorës për autostradën Adriatiko-Joniane.
lajmi vijon