E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH: Kriza uli konsumin në Shqipëri, rritja 1.2 %

Një raport i publikuar sot nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon se rritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2012 do të jetë 1.2 për qind.

Parashikimi i BERZH-it, akoma më i zymtë se ai i Bankës Botërore, e cila parashikoi një rritje 2 për qind, thekson se sfida më e madhe për ekonominë shqiptare mbetet niveli i lartë i borxhit publik.

Në raportin e BERZH-it theksohet se ndikimi i krizës ekonomike ka ulur ndjeshëm konsumin ushqimore dhe të mallrave të tjera te familjet shqiptare.

Gjithashtu, janë reduktuar edhe shërbimet si vizitat te mjeku apo stomatologu dhe janë rritur huamarrjet tek të afërmit.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›