E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagoset rëndë një person

Policia ne vendngjarje / Foto arkiv

Rreth orës 02.00 të mëngjesit, një shtetas është qëlluar me armë zjarri duke marrë një plagë në kokë.

Fatos Gjeli është qëlluar disa herë me pistoletë nga një shtetas në vendin e quajtur busti i Konstandin Kristoforidhit, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, ndërsa ishte në një lokal i shoqëruar me persona të tjerë.

Autori i dyshuar është identifikuar nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij. Shtetasi i dyshuar si autor i ngjarjes është Kujtim Zhika.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur për motive banale. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, si pasojë e një plage të marrë në kokë.   / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›