E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia nën pushtetin e tërmeteve

 

Nje ndertese e shmebur ne Finale Emilja

Dy javë pas tërmetit që goditi Italinë e Veriut, lëkundjet e tokës nuk kanë ndaluar akoma. Mbrëmjen e kaluar, në zonën e Emiljas janë regjistruar tri lëkundje relativisht të forta.

Fillimisht kanë qenë dy lëkundje të fuqisë 3.3 dhe 3.8 ballë, rreth orës 20:00, ndërsa një tjetër me magnitudë 5.1 ballë është ndier rreth orës 21:21.

Nga lëkundjet e natës së kaluar janë regjistruar disa dëme materiale, kryesisht në ndërtesat e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme.

Shkollat janë të gjitha të mbyllura në të gjithë zonën e goditur nga tërmetet e njëpasnjëshme, ndërsa dita e sotme është shpallur ditë zie nga qeveria italiane, në nderim të viktimave.

Ndërkohë, nga vlerësimet paraprake del se dëmet e shkaktuara nga tërmetet e ditëve të fundit arrijnë në 5.5 miliardë euro. Komisioni Europian pritet ti akordojë Italisë një ndihmë prej 150-200 milionë eurosh, shumë e cila vjen nga fondi i solidaritetit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›