Haxhinasto niset për një vizitë dyditore në Libi

Kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i Qeverisë Shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.
Në programin e vizitës janë parashikuar takime me Ministrin Bin Khayal, por edhe me përfaqësuesit më të lartë të shtetit libian si: Kreun e Këshillit Kombëtar Tranzitor Mustafa Muhammad Abd al-JALIL etj. Në qendër të bisedimeve janë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë e Shtetit të Libisë, tashmë në kushtet e krijuara pas fitores së kauzës së lirisë nga populli libian. /Start/
2012-02-04 09:59