E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, pjesë e samitit te vendeve të Kartës së Adriatikut

Në Shkup zhvillohet nesër takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut (A5), në kuadër të kryesisë maqedonase të Kartës së Adriatikut, ku po merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto. Gjatë samitit vendet anëtare të iniciativës A5-SHBA do të diskutojnë mbi perspektivën e integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore pas Samitit të NATO-s në Lisbonë dhe vazhdimin e angazhimit dhe kontributet e vendeve të Kartës së Adriatikut për Sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan. Në përfundim të takimit vendet anëtare të Kartës së Adriatikut do të miratojnë edhe një komunikatë finale.
 

Në këtë takim pritet të marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë-Hercegovinës dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve. Gjithashtu do të marrë pjesë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme (u.d.) e Kosovës. Gjatë vizitës së tij, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto do të zhvillojë takime me homologët e tij dhe me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›