Haxhinasto ngushëllon Obamën

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ngushëlloi të martën me anë të një telegrami, presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, me rastin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar amerikan, Richard Holbrooke.
“Diplomati Amerikan ka qënë një negociator i shkëlqyer, e njëkohësisht ka luajtur një rol të madh për paqen në Ballkan. Hollbruk ka luajtur një rol të madh për shqiptarët në ballkan dhe për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës” shkruan Haxhinasto.
Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Riçard Hollbrooke njihet si kryearkitekti i Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje, si dhe u angazhua në dhënien fund të regjimit shtypjes të Milloshevicit në Kosovë.