E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto ngushellon Hilary Clinton

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, vec mesazhit dërguar presidentit të SHBA-ve Obama, i është drejtuar me anë të një mesazhi ngushëllimi dhe Sekretares se Departamentit Amerikan të Shtetit Hilary Clinton me rastin e ndrajes nga jeta te diplomatit te shquar amerikan, ambasadorit Richard Holbrooke.
“Me hidherim te thelle mesuam per ndarjen e parakohshme nga jeta të Ambasadorit Richard Hollbrooke, diplomatit të shquar që jeten e tij ja kushtoi çështjeve te paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut.
 

Kontributi i zotit Holbrooke ndaj rajonit te Ballkanit ka qënë ndër më të vyerit.Me ketë rast, në emer të popullit shqiptar, si dhe në emrin tim personal, më lejoni e nderuar zonja Sekretare, t`ju shpreh juve dhe familjes se te ndjerit, ngushëllimet me të sinqerta” shkruan Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›