PS, analiza nje vjetore e policise, demagogji e radhes
Partia Socialiste ka reaguar pas analizës një vjetore të policisë së shtetit duke e cilësuar atë si demagogjinë e radhës të kryeministrit Berisha. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Asllan Dogjani theksoi se kryeministri po i mashtron qytetarët shqiptarë duke deklaruar se janë të sigurtë ndërkohë që sipas tij, kriminaliteti në vend ka pësuar rritje.
“Dështimin e MB në sigurimin e jetës dhe pronës së qytetareve e deklaroi dhe vete Drejtori i Pergjithshem i Policisë gjatë analizes së policise së Tiranes ku tha se është rritur numri i vrasjeve dhe vjedhjeve të pronës dhe ka rënë fuqia zbuluese dhe pavaresisht nga çfare thotë sot, në prani të kryeministrit ky pohim i sinqertë tregon realitetin dhe deshtimin total ne sigurimin e prones dhe jetes se qytetareve” tha Dogjani.
Dogjani sqaroi se policia e shtetit ka deshtuar plotesisht dhe jo per fajin e trupes se policise.
“Mbi te gjitha ky eshte nje deshtim i Sali Berishes, i mungeses se vizionit, strategjise dhe politikave deshtuese te qeverise si dhe per shkak te presionit e abuzimit te vazhdueshem politik me strukturat e policise shtetit”.
PS publikon dhe shifrat e vrasjeve.
“Rritja e numerit te vrasjeve duke arritur ne 103 vrasje ne me pak se 12 muaj, 200 vrasje te tjera te mbetura ne tentative, shifra e frikshme e 1416 aksidenteve ku kane humbur jeten plot 316 persona dhe jane plagosur rende 342, e kane marre demtime 1226 te tjere, nuk jane shifra qe lene vend per rrahje e gjoksi e demoagogji. Kesaj liste tragjike i duhen shtuar edhe vrasjet ende te pazbuluara politike te Fatmir Xhindit dhe Remzi Veselit, rrembimi i te mitures Bleona Mata, te cilat rrezojne genjeshtrat qe recitoi sot kryeministri dhe ministri i Brendshem. Nje shtet ku te zgjedhurit e popullit vriten ne dere te shtepise dhe kriminelet bredhin te lire ka deshtuar ne garantimin e sigurise dhe rendit”.
Në lidhje me kete ceshtje, PS ka vijuar me një sëre akuzash ndaj PD-së, ndërsa theksoi se Berisha mburret me luften kunder mafias ne nje kohe qe mafian e ka ne qeveri dhe sapo i eshte refuzuar statusi i vendit kanditat per ne BE e nje nder kushtet e paplotesuara ishte lufta e pamjaftueshme ndaj krimit te organizuar.