E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngushëllon Obamën: Mesazhet e Holbrooke do të mbeten të gjalla për shqiptarët

Tirane, 14 dhjetor, NOA – Nje dite pas ndarjes nga jeta ne moshen 69 vjeçare te ambasadorit dhe personalitetit amerikan, te cilit i atribuohet edhe nje pjese e kontributit per lirine dhe shpalljen e pavaresise se Kosoves, Richard Holbrooke, Kryeministri Sali Berisha i dergoi sot nje mesazh ngushellimi Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama. “I dashur zoti President, ndarja nga jeta e te derguarit Tuaj te posaçem ne Afganistan dhe Pakistan, diplomatit te shquar amerikan, por edhe mikut te çmuar te Shqiperise e te kombit shqiptar, Ambasadorit Richard Holbrooke, ishte nje lajm shume i hidhur, jo vetem per bashkeshorten dhe familjen e tij, per Ju, per qeverine Tuaj dhe kombin amerikan, por edhe per te gjithe miqte e tij te shumte, anembane botes”, e nis mesazhin e tij te ngushellimit kryeministri Berisha.

Me tej zoti Berisha shkruan se ndarja para kohe nga jeta e Richard Holbrooke ka  pikelluar thelle, po edhe i ka lene krenare te gjithe ata qe paten fatin te njohin nga afer personalitetin dhe cilesite e tij te rralla.

“Ne memorien time dhe te kombit tim, Ambasadori Richard Holbrooke, kontributi i jashtezakonshem qe ai dha si i Derguari i Posaçem i Presidentit Clinton per Ballkanin, do te mbeten pergjithmone te gjalla dhe do te nderohen gjithnje me mirenjohje te thelle”, vijon me tej mesazhi i kryeministrit Berisha.

Shefi i qeverise thekson ne fund te mesazhit te tij se “Ne kete çast dhimbjeje e hidherimi te thelle per Ju, zoti President, per qeverine Tuaj, per bashkeshorten e familjen Holbrooke, me lejoni t’Ju shpreh, ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare, ngushellimet me te sinqerta, si dhe t’u bashkohem lutjeve Tuaja qe, shpirti i njerit prej yjeve me te shndritshem, personaliteteve me te shquara te diplomacise se vendit tuaj, mikut te madh te shqiptareve, Ambasadorit Richard Holbrooke, te gjeje paqen e merituar”, vleresoi kryeministri Berisha.

Ish i derguari special i SHBA-ve per Ballkanin, Richard Holbrooke u nda nga jeta dje pasdite ne spitalin e Universitetit Xhorxh Uashington ne Uashington ne kryeqytetin e SHBA-ve, Uashington.

Richard Holbrooke para dy ditesh gjate nje takimi me Sekretaren Amerikane te Shtetit, Hillari Klinton pesoi nje goditje kardiake, si pasoje e çarjes se aortes se zemres, dhe pasi iu nenshtrua nje operacioni urgjent disaoresh nuk mundi dot t’i shpetoje vdekjes.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›