Basha Mundesi per te gjithe per te festuar Pavaresine ne Tirane
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela dhe vajza e tij Dafina, ka qenë sot i pranishëm në të gjitha aktivitet e organizuar nga Bashkia e Tiranës në përkujtim të 99 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Fillimisht ata u ndalën në panairin “Blej Shqip” ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Mes qytetarëve të shumtë, ata panë nga afërt ekspozimin e produkteve shqiptare si dhe produkteve të tjera tradicionale. Kreu i Bashkisë së bashku me familjen e tij u zhvendosën në bulevard dhe në Parkun Rinia ku morën ku ndoqën me qindra vogëlushë premierën “Thesaret e Cirkut”, shfaqqjen për fëmijë “Maçoku me Çizme”, ndërsa vizituan edhe ekspozimin e pikturave me temë: “Shqipëria ime”. Kryebashkiaku vizitoi edhe stendën e fotografisë ku bëri foto me protagonistët e Pavarësisë, të interpretuar nga aktorët e Teatrit të Metropolit. Basha u përshëndet me qindra qytetarë që festonin në Bulevard duke ndarë me ta urimet për 99 vjetorin e Pavarësisë kombëtare.
Mesazhi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z Lulzim Basha për 99 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare:
“Shpresoj që qytetarët e Tiranës dhe gjithë shqiptarët që sot kanë zgjedhur Tiranën për 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare, të gjejnë në qytet atë që kërkojnë. Nëse kanë fëmijë të vegjël, shpresoj të jenë kënaqur me shfaqjet e ndryshme të Cirkut apo të Teatrit; ata që kanë interes për historinë, sot kanë pasur mundësinë të fotografohen bashkë me personazhet kryesore të Aktit të Pavarësisë, të performuar nga artistët e Teatrit “Metropol” dhe Teatrit Kombëtar; të gjithë ata që kanë në zemër kuzhinën e produktet shqiptare, prodhimet e dorës, mund t’i kenë gjetur ato apo mund të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes në Panairin “Blej Shqip”, tek rruga pedonale “Murat Toptani”, ndërkohë që fëmijët dhe të rinjtë e kryeqytetit janë angazhuar në një ekspozitë interaktive të pikturës, ku pikturojnë jo vetëm me telajo, mbi tablo të ndryshme të qytetit, por edhe në faqet e njeri-tjetrit, simbolin kombëtar dhe të tjerë artistë të vegjël të Liceut Artistik po performojnë këngë të repertorit tonë folkloristik, të orkestruara nga orkestra e Liceut Artistik.
Këtu para disa minutash ka përfunduar teatri “Maçoku me çizme”, ndërkohë që Cirku i Tiranës vazhdon të performojë premierën “Thesaret e Cirkut”, ndërsa në mbrëmje përveç aktiviteteve të organizuara nga institucionet e tjera, Bashkia e Tiranës ka organizuar për të gjithë të rinjtë e kryeqytetit dhe të gjithë të rinjtë shqiptarë, por jo vetëm të rinjtë që kanë zgjedhur Tiranën si destinacionin e tyre për 28 Nëntorin dhe kanë bërë shumë mirë që e kanë zgjedhur një koncert me këngëtarët më të mirë dhe repertorin më të zgjedhur të muzikës së lehtë, të muzikës rrok dhe pop shqiptare por edhe të muzikës popullore shqiptare në shesin ‘Nënë Tereza”, në orën 18.00 deri në 20.30. Mos mungoni në këtë mundësi!
Gëzuar festat! Gëzuar 28 Nëntorin dhe bëfshi sa më shumë qejf në Tiranë! Është vendi i duhur për të kënduar, për t’u argëtuar e festuar sëbashku”.