E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Tiranë, Gjykata vendos sot për mandatin e Bashës

TIRANE-Gjykata e Tiranës vendos sot për kërkesen e kryetarit te ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për vërtetimin e mandatit, para se të marrë zyrtarisht postin e ri.

Paraditen e nesërme, në oren 10:00, do te jete gjykatësja Elbana Lluri, ajo që do të deklaroje vendimin lidhur me këtë kërkesë.

Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i Bashkise me të madhe në vend, pajiset me një vërtetim te tille, qe tregon se procesi i ankimimit ne kolegjin zgjedhor te gjykatës se Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nise detyrën, me konstituimin edhe te këshillit bashkiak.

Avokatët e Bashës, që kane depozituar dy dite me pare kerkesen ne gjykate, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.

“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.

Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›