Kolegji shqyrton sot padinë e PD-së, për këshillin e Tiranës
TIRANE-Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë sot, padinë e Partisë Demokratike për konstituimin e këshillit bashkiak të Tiranës. Relatore e çështjes do të jetë gjyqtarja Meriban Mullaj, dhe anëtarë të trupës së Apelit do të jenë gjyqtarët Astrit Kalaja, Entela Prifti, Tom Ndreca dhe Petraq Dhimitri. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:00. PD-ja i kërkon Kolegjit Zgjedhor të përcaktojë mandatet për këshillin bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qendër votimi. Demokratët iu drejtuan Kolegjit Zgjedhor për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të arrijë kuorumin e cilësuar të votave, 5 me 2, për të konstituuar këshillin e ri bashkiak të Tiranës dhe miratuar emrat e 55 mandateve të reja. Nga këto zgjedhje, “Aleanca për Qytetarin” fitoi 28 këshilltarë, ndërkohë që “Aleanca për të Ardhmen” 27 këshilltarë. PD ka fituar 19 këshilltarë; 5 këshilltarë LSI, 2 këshilltarë PDIU; 1 këshilltar PR dhe 1 PLL, 25 këshilltarë i takojnë PS-së; 1 këshilltar PDS-së dhe 1 këshilltar PSV 91.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)