E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet deklarimi i etnise dhe fese

CENSUSI Ne diten e trete te regjistrimit te popullsise 200 shqiptare kane refuzuar ti pergjigjen deklarimit te etnise dhe fese perkatesisht pyetjes 39 dhe 40 te pyetesorit personal. Te pakten kjo eshte shifra qe ka arritur te siguroje ne terren Aleanca Kuq e Zi pasi INSTAT nuk ka bere transparente te dhena te ketij lloji. Pas skandalit me regjistrimin e vllehve ne Korce shoqata e tyre i ka bere thirrje ketij minoriteti te mos bjere pre e ofertave nga shtetet fqinje. Vllahet e lagjes 1 ne Korce e cila eshte e perbere ne shumicen derrmuese nga arumunet kane paralajmeruar se do te bojkotojne procesin ne rast se nuk u jepet nje fotokopje e deklarimit te kombesise. Sipas tyre kjo eshte nje kerkese qe u eshte bere nga konsullata greke ne Korce. Sipas Aleances Kuq e Zi ky eshte rasti i pare ku duket qarte se procesi rrezikon te deformohet per shkak te pretendimeve te minoriteteve te ndryshme ne vend. Pervec kesaj prej disa vitesh ne Shqiperi eshte miratuar ligji per mbrojtjen e te dhenave personale qe ndalon edhe nxjerrjen e informacioneve te pyetesorit te censusit. Shiko kroniken video

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›