Haxhinasto pret ministren e Izraelit dhe zyrtarin e lartë grek
TIRANË- Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në takim sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Yannis-Alexis Zepos dhe ministren e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Shtetit të Izraelit, Orit Noked. Gjatë takimit me zyrtarët e lartë u konfirmua rritja bashkëpunimit ndërmjet palëve.
HAXHINASTO: MARRËDHËNIET ME GREQINË SUBSTANCIALE
Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në takim sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Yannis-Alexis Zepos.
Gjatë këtij takimi zyrtari i lartë grek nënvizoi se vendi i tij do të vazhdojë të jetë nga mbështetësit kryesorë në përpjekjet që bën Shqipëria për integrimin evropian, duke ofruar asistencën e saj konkrete në këtë drejtim.
Zepos vlerësoi kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe u shpreh se ata janë një urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ministrii Jashtëm shqiptar theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve. Ai tha se me vullnetin dhe angazhimin e përbashkët që ekziston, do të realizojmë progres dhe hapa konkrete në gjithë çështjet që ekzistojnë midis dy vendeve tona.
“Marrëdhëniet me Greqinë janë substanciale dhe perceptimi publik për to duhet të reflektojë këtë substancë”, -deklaroi ministri Haxhinasto.
HAXHINASTO: DO RRISIM BASHKËPUNIMIN EKONOMIK ME IZRAELIN
“Shqipëria mbështet zgjidhjen për krijimin e shtetit palestinez” Një fakt i tillë është konstatuar nga zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto gjatë takimit të zhvilluar me ministren e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Shtetit të Izraelit, Orit Noked, e cila ndodhet për një vizitë pune dyditore në vendin tonë.
Gjate takimit dy zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa lidhur me qëndrimin e Republikës së Shqipërisë për rezolutën e Palestinës në Asamblenë Parlamentare të OKB-së, Ministri Haxhinasto u shpreh se mbështet cdo iniciativë që con përpara procesin e paqes
'Mbështesim zgjidhjen me dy shtete dhe çdo iniciativë që çon përpara procesin e paqes',- deklaropi ministri shqiptar.
Nga ana e saj, ministrja Noked u shpreh e gatshme të ofrojë eksperiencën izraelite në fushën e agrobiznesit për fermerët shqiptarë dhe të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë në fushën e agrikulturës.
(e.m/BalkanWeb)