E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto pret presidentin e ATA Karl Lamers

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti presidentin e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, deputetin gjerman Karl Lamers.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe me Gjermaninë, Ministri Haxhinasto vlerësoi kontributin e madh që Gjermania po jep në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij zoti Lamers veçoi kontributin shqiptarë në Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›