Jahjaga: "Ahtisaari Plus" rrënon arritjet e Kosovës
PRISHTINE - Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga deklaroi se plani Ahtisaari Plus nuk është një opsion i vlefshëm, pasi do të rrënonte të gjitha arritjet e Kosovës dhe nuk do të garantonte integrimin.
Gjatë një takimi me një delegacion të deputetëve të Unionit Inter-Parlamentar të Britanisë së Madhe, Presidentja Jahjaga shprehu qëndrimin se mospajtimet në Ballkan duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektimit të ndërsjellë të integritetit territorial dhe sovranitetit të secilit vend.
Jahjaga theksoi se pavarësia e Kosovës ka stabilizuar rajonin dhe vizion i saj është anëtarësimi i plotë i gjithë rajonit në të gjitha organizmat ndërkombëtare, ndërsa shtoi se synim parësor i Kosovës është shtimi i njohjeve dhe anëtarësimi i saj në BE, NATO, OKB dhe në të gjitha organizatat rajonale e ndërkombëtare.
Sipas Jahjagës, institucionet e Kosovës bashkë me partnerët ndërkombëtarë, janë të përkushtuara që të vendosin sundimin e ligjit në komunat në veri të Kosovës, me qëllim të ofrimit të pakos ekonomike dhe të përfitimeve kushtetuese për qytetarët që jetojnë atje.
Anëtarët e delegacionit vlerësuan marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Kosovën dhe theksuan nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Parlamenteve të të dyja vendeve.
(er.nu/tg/BalkanWeb)