E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, mblidhet opozita e bashkuar

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mblodhi aleatët e majtë në një takim, në Selinë Rozë.

Në takim morën pjesë, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe lideri i PDK-së Nard Ndoka. Mësohet se teme kryesore e takimit ka qënë reforma zgjedhore.

Pas takimit që zgjati rreth 2 orë, përfaqësuesit e opozitës nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat.

Takimi u zhvillua një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe ligjet me 3/5 në Kuvend.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›