E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takim ne Rome per OKB-ne

Ministri

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka qene pjese e nje tryeze diplomatike nderkombetare per reformimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Gjate vizites se tij ne Rome Haxhinasto beri nje vizite tek Urdhri Sovran i Maltes ku u takua me Princin dhe Mjeshtrin e Madh Fra Matthew Festing. Mes paleve u ra dakord per plotesimin e kuadrit ligjor te bashkepunimit duke vecuar nenshkrimin e nje marreveshjeje kuader te bashkepunimit dypalesh. Gjate qendrimit ne Rome Haxhinasto beri edhe nje vizite te Komuniteti i Sant Exhidios ku u takua me monsinjor Vincenso Palja. Ne takim u diskutua mbi zhvillimet me te fundit ne Shqiperi e rajon si dhe mbi projektet qe ky komunitet po zhvillon ne vendin tone. Z. Haxhinasto vleresoi kontributin e komunitetit te Sant Exhidios ne Shqiperi dhe vecanerisht angazhimin dhe kontributin e monsinjor Palja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›