E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë

Tension jashtë ambjenteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku deputetët e PS-së tentojnë të hyjnë brenda ambjenteve por nuk lejohen nga forcat e policisë.
 

Ndërkohë deputetë të PS-së dhe mbështetës të saj po konfrontohen me forcat e policisë të cilët nuk i lejojnë të hyjnë brenda ambjenteve të KQZ-së.
 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka deklaruar se nuk do të lejojë praninë e deputetëve të PS në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë KQZ-ja vijon mbledhjen e saj ku po diskutohet kërkesa për të lejuar ose jo deputetët e PS-së të marrin pjesë në mbledhje.

Më herët  përfaqësuesi i PS-së Genc Gjoncaj  tha se mbledhjet e KQZ-së janë të hapura dhe se ka bërë kërkesë që kjo mbledhje të ndiqet dhe nga deputetët PS.

Në përgjigje Ristani tha se deputetët PS nuk mund të pranohen në bazë të nenit 121, përveç kësaj duke u nisur dhe nga situata e tensionuar para KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›