E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takon Fratinin

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto është takuar në Romë me homologun Franko Fratini, duke marrë mbështetjen Italisë në proçesin e integrimit të vendit.

“Italia do vazhdojë të mbështesë fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE. Në Shqipëri parlamenti funksionon normalisht dhe për këtë duhet të njihen arritjet nga BE”, është shprehur Fratini.

“Shqipëria ka luajtur një rol për t’u vlerësuar në rajon”, shtoi kryediplomati italian.

Ndërkohë Haxhinasto ka falenderuar homologun e tij për mbështetjen në proçesin e liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›