Rritja ekonomike çon në uljen e interesit të bonove të thesarit
10-01-2011 / Gazeta 55
Bonot e thesarit kanë pësuar uljen më të lartë në 4 vitet e fundit. Ato arritën nivelin 6.9 për qind gjatë ankandit të Bankës së Shqipërisë, nga 9 për qind që ishte në fillim të vitit 2010.
Ekspertët thonë se ky fakt është pasojë e rimëkëmbjes së ekonomisë, uljes së kostos së borxhit të qeverisë, rritjes së konkurrencës dhe likuiditetit në sistemin bankar.
Ulja e interesit të bonove të thesarit pritet të japë efekt pozitiv edhe në kreditim, duke ulur interesat e kredive të marra në lekë.
Interesi i bonove të thesarit, sipas ekspertëve do të vazhdojë të ketë tendencë rënëse gjatë vitit 2011 duke i dhënë kështu ekonomisë shqiptare, më shumë mundësi financimi.