E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 6 persona, vidhnin kapakët e pusetave

BERAT Grabitja dhe më pas shitja e kapakëve të pusetave ishte kthyer në një burim fitimi për gjashtë persona në qytetin e Beratit, por pas një vëzhgimi të gjatë të uniformave blu të këtij qyteti është bërë i mundur arrestimi i tyre. Policia e këtij qyteti bën të ditur se ka arrestuar Ali Berberin nga Kuçova, Behar dhe Françesko Tafanin nga Lushnja, Lodian Haskon nga Elbasani, Taulant Taken dhe Mondi Xhajollarin nga Lushnja. Gjashtë të arrestuarit u kapën mëngjesin e djeshëm teksa transportonin me një kamion tubacionet e prera dhe të grabitura nga puset e naftës. Mësohet se dëmi i shkaktuar nga grabitja kap vlerën e 4 milionë lekëve të vjetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›