E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ dhe ISSH bashkëpunim për sigurimet e emigrantëve

Marrëveshja është nënshkruar nga dy drejtuesit përkatës, ministri Edmond Haxhinasto dhe drejtoresha e ISSH-sjë, Evelina Koldashi.

Në bazë të marrëveshjes, dy institucionet angazhon dy institucionet të lehtësojnë sigurimin shoqëror vullnetar të tyre. "Në të ardhmen këto shërbime që  u ofrojmë komunitetit shqiptar, i cili jeton dhe punon jashtë vendit, do të përmirësohet më tej pasi në axhendën tonë kemi edhe plane të tjera lidhur me hapjen e shtëpive të kulturës në vendet ku ka përqendrim të komunitetit shqiptar", tha Haxhinatso.

Ndërkohë, drejtuesja e ISSH-së, Koldashi, u shpreh se marrëveshja për shtrirjen e infrastrukturës në shërbim të emigrantëve shqiptarë lidhet me tre problematika."Informimi lidhur me mbrojtjen sociale që ato përfitojnë për pjesën që kanë qenë të siguruar në sistemin e mbrojtjes sociale në Shqipëri, pasurimin e kësaj mbrojtje sociale dhe mundësia nëpërmjet licensimit të ambasadave ose përfaqësive tona diplomatike si agjente të sigurimeve shoqërore, që të mund të pasurojnë historinë e tyre kontributive nëpërmjet sigurimit vullnetar", theksoi Koldashi.

Ajo bëri të ditur se puna e ISSH-së në këtë drejtim ka filluar që nga nëntori i 2007-ës, që daton në një kontratë të lidhur me disa nga patronatet kryesore të Italisë. "Aktualisht janë 90 raste në Itali që kanë përfituar dhe ndërkohë kemi shtete të tjera ku ka një dominancë shqiptarësh të emigruar, që nuk kanë mundësi për t'a patur këtë shërbim", nënvizoi ajo, duke bërë të ditur gjithashtu, se së shpejti do të fillojë një tjetër bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike në dobi të emigrantëve.

                                                                                             2010-12-13 11:58
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›