E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto:"Pakti i PS, jo per integrimin, por per interesa politike" Qamil Xhani

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, e ka cilesuar paktin e propozuar nga kreu i PS-se, Edi Rama, si nje dokument qe nuk i sherben integrimit te vendit, por interesave politike. Ne nje bashkebisedim te zhvilluar dje me gazetaret, pas kthimit nga vizita ne SHBA, Haxhinasto ka theksuar se procesi i integrimit kerkon bashkepunim te sinqerte dhe zbatim te reformave. "Hapat qe duhen ndermarre tashme jane shume te qarta. Ato jane vendosur para Shqiperise prej nje viti dhe realizimi i objektivave politike te opozites, nepermjet nje pakti te tille, mendoj se nuk eshte nje perqasje qe i sherben integrimit, por i sherben interesave politike te opozites", tha Haxhinasto. Kreu i diplomacise ka shtuar se propozimet e selise roze kane edhe aspekte pozitive, por detyrat qe kerkohet te realizohen nga klasa politike per integrimin, jane konkrete. "Paktin e opozites, une e shikoj ne dy aspekte. E para eshte pozitive, pasi edhe pse eshte nje veprim shume i vonuar, por eshte nje angazhim konkret; dhe e dyta eshte pesimiste, pasi hapat qe duhen ndermarre jane shume te qarta dhe ato jane vendosur perpara Shqiperise", tha ai. Gjate fjales se tij ne takimin me gazetaret, Haxhinasto ka theksuar se 12 prioritetet duhet te jene pjese e anxhedes se opozites dhe jo interesave politike. Ndersa ka shtuar se mazhoranca nuk ben koncesion mbi parimet. "Mazhoranca e ka procesin e integrimit prioritet, por pa bere asnje koncesion persa i perket parimeve demokratike, thelbit te reformave qe jane paraqitur para shqiptareve per rrugen drejt Bashkimit Europian"", deklaroi Haxhinasto. Nga ana tjeter, Haxhinasto ka folur dhe per takimet e zhvilluar ne SHBA dhe ne vendet e tjera, duke theksuar se objektivat e vizitave jane arritur. "Ceshtje e rendesishme ne te gjitha keto takime ishte Kosova, nxitja e njohjeve te reja per shtetin e ri", tha Haxhinasto. Ministri, gjithashtu, informoi gazetaret per ceshtjen palestineze, duke argumentuar qendrimin e Qeverise Shqiptare qe mbeshtet ekzistencen e dy shteteve, qe jetojne ne fqinjesi e paqe me njeri tjetrin. Ndersa per takimet me ministra te jashtem te vendeve si Meksika, Uganda, Kepi i Gjelber, apo Maldivet, Haxhinasto u shpreh se keto takime rrisin dimensionin e politikes se jashtme shqiptare. "Nje pike diskutimi ka qene ekonomia, ku eshte diskutuar per rritjen e marredhenie mes vendeve respektive dhe shtimin e shkembimeve tregtare. Nje pike tjeter e diskutimeve ka qene edhe Kosova", tha Haxhinasto duke folur per takimet.

"Pakti detar me Greqine, sipas Kushtetutes"

Kreu i diplomacise shqiptare ka folur dje, dhe per paktin e marreveshjes detare mes Greqise dhe Shqiperise. Ai ka theksuar se po punohet per ngritjen e komisionit perkates te eksperteve. Ndersa ka shtuar se ky proces do te respektoje deri ne fund ligjet e shtetit dhe Kushtetuten e vendit. "Ne keto momente, ne kemi dizenjuar nje komisionin perkates, i cili do te kete perfaqesues nga te gjitha institucionet, ne menyre qe te shqyrtoje me palen greke te gjitha hapesirat per te permbushur paktin"- tha Haxhinasto. Ministri i Jashtem theksoi se marredheniet me Greqine nuk funksionojne ne baze te presioneve per ceshtje sovrane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›