E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ramen e pret disfate e thelle me 2013 Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, i quajti dje nje farse propozimet e kreut socialist Edi Rama, per dialog e bisedime. Gjate inaugurimit te perfundimit te punimeve per ndertimin e rruges Gjinar - Elbasan, kreu i qeverise u ndal gjate, te dhjete pikat e propozuara per bisedime nga Rama, duke theksuar se ne vend te dialogut, kreu socialist po mundet te bllokoje cdo gje, si miratimin e ligjeve, integrimin, edhe reformen zgjedhore. "Njelloj si ne vjeshten e vitit 2009, ai i kerkon keto vetem e vetem qe te shkoje drejt Kongresit dhe te marre vendimet e tij, vendime te cilat do t'i japin ne 2013 disfaten me te thelle qe ka njohur ne tere historine e vet. Nuk do reforme zgjedhore, perkundrazi do me cdo kusht ta bllokoje ate, nuk do reforme te Rregullores se Parlamentit, perkundrazi do me cdo kusht ta bllokoje ate. Njeriu qe ka shnderruar bllokimin ne parzmore te tij dhe kujton se nuk e sheh kush. Te gjithe e shohin", u shpreh kryeministri. Sipas tij, mazhoranca eshte e hapur per te realizuar reformen zgjedhore, te zbatoje nje per nje te 52 rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, si dhe te permiresoje Rregulloren e Parlamentit, duke e bere ne perputhje me ate te Parlamentit Evropian, por eshte opozita ajo qe nuk do.

"Reforma elektorale, mire se te vish, urdhero zoti Rama, te ulemi, te punojme me konsensus. Kemi 52 rekomandime, t'i adresojme ato nje nga nje, qe te gjitha, pa asnje hezitim. Ai kerkon rregullore parlamenti, te shkuaren, me te shkuaren, me te djeshmen, jo te shkuaren e larget, por edhe e djeshmja na duket e larget. Ne shohim perpara. Urdhero te marrim rregulloren e parlamentit evropian dhe ne qofte se rregullorja e ketij Parlamenti, ka qofte edhe nje nen qe nuk perputhet me rregulloren e tempullit te demokracise evropiane, urdhero ta ndryshojme, por ai nuk i do keto. Keto i ka thjesht farse", vijoi kritikat Berisha. Ai akuzoi kreun e opozites, se me bllokimin e vazhdueshem qe po i ben vendit, do te shkoje nga disfata ne disfate. "Je i bere i famshem ne Shqiperi dhe ne Evrope, per disfatat e njepasnjeshme qe ke perjetuar nga e para tek e fundit, qe ishte disfata personale", vijoi Berisha. Sipas tij, ne Tirane, qytetaret e ndeshkuan me 10 mije e 907 vota me shume per koalicionin e "Aleances per Qytetarin". Ndaj sipas tij, duke pare veten ne keto rrethana, Rama perpiqet me cdo kusht se si te demtoje interesin personal te secilit, te cdo shqiptari. "Ju garantoj se interesi juaj me i madh eshte ligji dhe zbatimi i tij, dhe kjo qeveri do te qendroje fuqishem ne zbatimin e cdo ligji te vendit. Interesi juaj jetik dhe i cdo qytetari eshte Kushtetuta dhe zbatimi i saj. Ju garantoj se cdo qytetar ne kete vend, cdo zyrtar i ketij vendi do te qendroje nen ligjet e saj", u shpreh kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›