Haxhiu: Djemtë luajtën mirë
“Zhvilluam një lojë taktikisht të mirë, por na ndëshkuan shumë dy kartonat e kuq që na lanë për një kohë të gjatë me 9 lojtarë, gjë që unë nuk isha dakord me gjykimin për këto episode. Jam i kënaqur me këtë lojë nga djemtë, pas një ndeshjeje shumë të mirë me Tiranën, pasi ne ia dimë cilësitë dhe vlerat që ka në përbërje ky ekip. Besoj shumë që do të kemi vijimësi me këtë kontingjent që kemi, por duke parë dhe kthimin e Norës, besoj se do marrim më shumë.”