Top Gear: Shqipëria, foleja e hajdutëve të makinave
Drejtuesit e misionit të njohur britanik Top Gear, u hodhën serish në sulm, por kësaj here jo duke lëshuar fjalë fyese për Meksikën, por për Shqipërinë. Në emisionin e një dite më parë, Xheremi Klarkson, dhe bashkëprezantuesit e tjerë u shprehën në formë shakaje se Shqipëria është foleja e hajdutëve të makinave. Sipas gazetes britanike “The Guardian”, ekipi i Top Gear nuk do ta zbuste gjuhën për kombet e ndryshme pas ndjesës publike që i ofroi BBC ambasadorit të Meksikës një javë më parë kur Top Gear e quajti këtë komb të Amerikes Latine si dembel dhe të pavlerë. Gjate udhëtimit në jug të vendit, drejtuesit e emisionit përballen me rrugët e keqija, me çudi që vetëm në Shqipëri mund t’i gjesh dhe me faktin se vendi është i mbushur me makina te tipit Mercedez. Shakaja shkon edhe më tej kur drejtuesit e emisionit pyesnin publikun çfarë domethënë në shqip, fjala makinë në anglisht (car). “Fatmirësisht për BBC, duket se diplomatët shqiptarë i marrin keto lloj deklaratash më me gjakftohtësi sesa homologët e tyre meksikanë”,shkruan The Guardian.